Ballina Kronika Emrat/ I morën një shtetasi 40 mijë euro përmes mashtrimit, zbulohet edhe...

Emrat/ I morën një shtetasi 40 mijë euro përmes mashtrimit, zbulohet edhe një plantacion kanabisi! Në pranga 4 persona, 2 në kërkim

44
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u zbulua një rast mashtrimi dhe kultivimi i bimëve narkotike.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë së Kavajës dhe Divjakës, organizuan dhe finalizuan operacionin pas administrimit të kallëzimit nga një 55-vjeçar, i cili ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur.

Nga veprimet hetimore u identifikuan pesë shtetas, ndërsa katër prej tyre janë vënë në pranga:

-Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë

-Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë

-Artur Lecini, 39 vjeç dhe Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë

Dy shtetas të tjerë, E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Shtetasit e përfshirë, duke u prezantuar si të njohur të viktimës, i morën 55-vjeçarit shumën prej 40.000 eurosh në rrethrrotullimin e Rinasit.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L., ku u gjet edhe shtetasi E. Rr., policia zbuloi një ambient të përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar:

-Dhjetëra bimë Cannabis

-Pajisje për kultivim (llamba dhe ventilatorë)

-Sasi kokaine dhe cannabis

-4 celularë

-1 automjet tip “Audi Q5”, me të cilin grupi u largua pas marrjes së parave