Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi nga një fqinj, duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme.
Dëshmia e nënës në polici:
Kam 5 vjet e divorcuar.
Punoj banakiere dhe të tre fëmijët i lë së bashku kur iki në punë.
Paguhem 400 mijë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë.
E kam të pamundur që të rri me fëmijët, se s’kam të ardhura me çfarë të paguaj qiranë dhe t’i ushqej.
Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj?
Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje.
Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici?
Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?
Unë fëmijët nuk i braktis kurrë, se jam nënë. Djali i dytë vuante nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë, tani është më mirë. Veshkën e shes e fëmijët nuk i braktis. Fëmijët nuk i lë në jetimore!