Një model i ri i piramidës ushqimore, i bërë viral ditët e fundit, po sfidon dekada të tëra këshillash dietike, duke përmbysur plotësisht hierarkinë tradicionale të ushqimeve. Ky model i ri vendos proteinat, veçanërisht mishin e kuq, në bazën e dietës, një lëvizje që ka shkaktuar debat të gjerë.
E ftuar në Syri Tv, ekspertja Anila Kalleshi, tregon se piramida ushqimore si koncept nuk është e re. Ajo shpjegon se modeli i parë daton që në vitin 1974 në Suedi, ndërsa versioni më i njohur është ai i propozuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) në vitin 1992.
Kjo piramidë klasike, sipas Kalleshit, vendoste në bazë karbohidratet (drithërat, buka), frutat dhe perimet, të cilat duheshin konsumuar çdo ditë. Në nivele më të larta gjendeshin mishi dhe peshku (për konsum 2-3 herë në javë), dhe në majë ushqimet ultra të procesuara dhe ëmbëlsirat, që duheshin konsumuar rrallë.
Megjithatë, piramida e re që po qarkullon së fundmi e përmbys këtë logjikë. “Kemi kthimin e kësaj piramide komplet mbrapsht,” thekson ekspertja, duke shpjeguar se modeli i ri vendos proteinat në bazë. Fokusi vihet te mishi i kuq, një ushqim që për vite me radhë është “goditur” fort nga dietologët për shkak të lidhjes së tij me yndyrnat e ngopura.
Ky ndryshim drastik tregon një zhvendosje të rëndësishme në mendimin nutricional, duke sfiduar rolin e karbohidrateve si bazë e dietës dhe duke i dhënë përparësi proteinës si themelin e një ushqyerjeje të shëndetshme. Mbetet për t’u parë nëse ky trend do të konsolidohet si një udhëzues i ri shëndetësor apo do të mbetet thjesht një fenomen viral.
Jetojmë në një botë virale dhe natyrisht në këto ditë ka qenë një viralitet i jashtëzakonshëm piramida ushqimore e re e ofruar nga Kennedy Junior. Në fakt çfarë është piramida ushqimore? Është një model vizual, edukativ, i cili ë na ofron një balancë ushqimore ëh e grupuar sipas ushqimeve, pra sipas grupeve ushqimore. Kjo është një piramidë ekzistuese e vitit ’92 e propozuar nga USDA-ja. Në fakt, piramida e parë ushqimore është e i përket vitit ’74 dhe ishte Suedia, vendi i cili ë dha një grup bazik të ushqimeve.
Pra, ndarja në mënyrë bazike e grupeve ushqimore ishte e dhënë për herë të parë në vitin ’74 dhe në ’92-shin ishte kjo guidë ushqimore, piramida ushqimore, e cila në bazë kishte karbohidratet, kishte frutat, perimet, pra ushqime të cilat do të konsumoheshin çdo ditë. Ishin, ishte kjo baza këtu. Më pas, ushqime që do konsumoheshin dy deri në tre herë në javë, ku ishte mishi, peshku, ë natyrisht ushqimet e tjera, le të themi drithërat integrale apo të procesuara pak a shumë, tek biskotat, le të themi, dhe në majë ishin ushqimet ultra të procesuara që lejoheshin të konsumoheshin ndoshta një herë në javë ose disa herë në muaj, dy-tre herë në muaj.
Kjo është piramida, deri në, e vitit ’92. Në vitin 2005, le të themi, duke, duke parë këtë piramidë, por duke mos dhënë porcionet, sepse natyrisht, në, ne jemi një magazinë le të themi. Atë çfarë e konsumojmë, nëse, çfarë ne e konsumojmë, nëse ne e harxhojmë, arrijmë ta harxhojmë, ne jemi në një peshë normale. Nëse ne konsumojmë më pak se ne e harxhojmë, ëh, do të thotë që ëh ne kemi defiçencë ndoshta kalorike dhe për këtë jemi nënpeshë. Por nëse ne konsumojmë shumë ushqim dhe nuk e harxhojmë, atëherë ne do të krijojmë një magazinim të dhjamit apo të peshës trupore, duke krijuar mbipeshën dhe obezitetin.
Dhe si rrjedhojë e kësaj, më 2005-ën Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeruan MyPlate, e cila do të ishte një konfigurim i ushqimit në një pjatë dhe si duheshin të ndaheshin porcionet zakonisht. Dhe këtë le të themi e mori përsipër Harvard Medical School, i cili na dha pjatën e tij ushqimore ku pjesa më e madhe, kryesisht, e pjata është e ndarë në katër pjesë dhe pjesën më të madhe e zënë perimet. Më pas perimet së bashku me yndyrnat e shëndetshme, flasim për vajin e ullirit kryesisht, duke vazhduar me një pjesë të frutave, pra ofron pesë porcione perime dhe dy porcione fruta. Duke vazhduar me gjysmën tjetër të pjatës e cila përbëhej nga drithërat integrale, por gjithashtu edhe nga burimet proteinike.
Tani, piramida e re që është evidentuar në këto ditë, është bazuar kryesisht në konsumim më shumë të mishit të kuq. Pjesa më e madhe e dietologëve në fakt, gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë një goditje shumë të fortë mishit të kuq, i cili për të thënë të vërtetën ka vlera ushqyese të jashtëzakonshme, përmban aminoacide esenciale shumë të rëndësishme por gjithashtu dhe vitaminën B12 dhe i ka dhënë përparësi konsumimit të mishit të kuq.
Gjatë gjithë kësaj kohe, pjesa më e madhe e nutricionistëve dhe dietologëve kanë folur shumë për mishin e bardhë, duke ofruar pra mishin e pulës, të gjelit të detit dhe duke shmangur mishin e kuq si rrjedhojë ndoshta e konsumimit të yndyrnave të ngopura. Por kur flasim për atë çfarë referohet sot në piramidën ushqimore, flitet për mishin e kuq, natyrisht jo me dhjamë. Mishin e kuq jo me yndyrë të theksuar le të themi.
Natyrisht, mishi i kuq ofron masë muskulare dhe kur ne kemi, marrim një proteinë të pastër dhe të shëndetshme, kjo na ndihmon mjaft. Masa muskulare na ndihmon mjaft mirë për metabolizmin dhe na ndihmon mjaft mirë për të rritur, le të themi, performancën tonë fizike dhe mendore. Pra, proteinat janë të shëndetshme, por gjithmonë jo kur abuzohet. Gjithsesi, piramida ushqimore e ofruar në këto ditë është një piramidë e cila në bazë, në bazë lart, pra kemi kthimin e kësaj piramide komplet mbrapsht, duke pasur në bazë proteinat.







