Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në Kolumbinë qendrore . Midis viktimave ishte këngëtari 34-vjeçar kolumbian Jason Jimenez, i cili ishte jashtëzakonisht i njohur në atdheun e tij dhe në vende të tjera të Amerikës Latine.
“Nuk ka të mbijetuar”, tha për Radion Caracol, koloneli Alvaro Bello i agjencisë kolumbiane të aviacionit civil.
Aeroplani privat u rrëzua pranë aeroportit Paipa gjatë rrugës për në Medellin, në veriperëndim të Kolumbisë, sipas Ministrisë së Transportit.
Videot e postuara në platformat e mediave sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset në një fushë dhe shpërthen në flakë.







