Ballina Rajoni AKI fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoninë e...

AKI fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoninë e Veriut

23
0

Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i ka fituar dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në disa komuna të Maqedonisë së Veriut të dielën, sipas rezultateve preliminare.

Kandidati i AKI – koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Valbon Limani, e mposhti kandidatin e koalicionit tjetër shqiptar, VLEN, Nevzat Bejta, për ta fituar komunën e Gostivarit.

AKI-j e fitoi edhe Vrapçishten me kandidatin Isen Shabani.

Kundërshtari i Shabanit në këto zgjedhje ishte Zulhajrat Demiri, i cili u mbështet nga Grupi i Votuesve, sipas rezultateve preliminare.

Përvec këtyre dy komunave, zgjedhjet lokale u përsëritën edhe në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.