Ballina Politika “Do të jetë tubimi përfundimtar”, Berisha thërret protestë kombëtare më 24 janar...

“Do të jetë tubimi përfundimtar”, Berisha thërret protestë kombëtare më 24 janar dhe paralajmëron Ramën:Do ta marrësh..

21
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare më datë 24 Janar. Gjatë fjalimit të tij në foltoren e sotme para Kryeminsitrisë, Berisha paralajmëroi se protesta e 24 janarit do të jetë protesta përfundimtare e cila do t’iu dërgojë mesazhin e duhur Krymeinsitrit Edi Rama.

“Opozita ka vendosur të thërrasë një protestë me 24 janar. Një protestë përfundimtare për t’i dhënë mesazhet e duhura Ramës”, tha Berisha ndër të tjera.

Në fjalën e tij, ai tha se kreu i qeverisë po i poshtëron përditë shqiptarët duke u nxjerrë përpara zëvendës kryeministren e pandehur, Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si “maskën e tij”. Kryedemokrati u shpreh se mesazhi më 24 janar duhet të jetë i qartë: të heqë dorë nga grushti i shtetit, referuar mbrojtjes që po i bën Rama Ballukut.

“Ai me një akt të papërgjegjshëm sfidon dhe poshtëron shqiptarët duke u nxjerrë maskën e tij. Lubinë, për t’u thënë atyre se ne nuk pyesim për ju. Por ne u themi në emër tuaj, Ed Rama edhe ne nuk do të pyesin për ju dhe do të kesh fatin që meriton. Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë më 24 janar, në të cilën t’i japim mesazhet e qarta për Ramën, hiq dorë nga grushti i shtetit. Prano ligjin dhe kushtetutën përndryshe do të të nxjerrim ne jashtë ligjit dhe kushtetutës.

Ndaj edhe ftoj qytetarët më 24 të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, e guximit, vizionin dhe shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar. Këto ditë që na ndajnë janë etike që secili prej nesh të ulet rrafsh e të bisedojë me qytetarët pavarësisht nga bindjet e tyre.”, tha ai.