Ballina Kronika DURRES/ Pranga dhe procedime penale per disa shtetas për vepra të ndryshme...

DURRES/ Pranga dhe procedime penale per disa shtetas për vepra të ndryshme penale

45
0

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 46 vjeç dhe Sh. M., 41 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. A., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dalë jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në polici, ai ka kundërshtuar me forcë, efektivët.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një 39-vjeçare;
-S. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. T., 44 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë, për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Port Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën një përforcues valësh dhe disa antena për telefona dhe dronë , pa fatura blerjeje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.01.2026, lidhur me largimin nga banesa të shtetases Sh. D., 67 vjeçe, informojmë se dje, u paraqit në ambientet e Policisë, vëllai i saj, i cili deklaroi se 67-vjeçarja është kthyer në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.