Ballina Politika ‘Imuniteti do t’i hiqet Ballukut, ka akuza penale’/ Kulluri: Maxhoranca nuk do...

‘Imuniteti do t’i hiqet Ballukut, ka akuza penale’/ Kulluri: Maxhoranca nuk do të votojë për kalim në Kuvend, nëse…

36
0

Analisti Edvin Kulluri komentoi atë që pritet të ndodhë më 28 janar kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, i cili do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres së pandehur Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj.

Në një intervistë për një studio televizive ai “parashikoi” se pesë anëtarët e PS-së në Këshill nuk do të miratojnë kërkesën dhe nuk do ta lejojnë që të shkojë në Kuvend për votim. Nëse ndodh e kundërta, dhe shkon në Kuvend, Kulluri paralajmëroi për “rrjedhje” votash nga PS e PD.

“Besoj se PS me shumë gjasa nuk do ta miratojnë kalimin e kësaj çështje në kuvend, çka do na fusë pak në spirale lojërash, teknikash kushtetuese që do të përfundojë prapë në Kushtetuese. Pra 5 anëtarët e opozitës do ta çonte në GJK, që ta merrte në shqyrtim. Nuk përjashtohet opsioni që PS të refuzojë ta çojë në seancë. Për mua do të ishte grusht shteti. Në fakt deri tani sjellja është ndërhyrje. Presioni i dytë është në seancë plenare. Nëse shkon në seancë plenare, kam shumë dyshime, duke ditur edhe pretecentësh dhe interesat që lëvizin midis palëve, besoj se do të ketë rrjedhje të rëndësishme votash nga të dy krahët. Më e madhja do të jetë nga PS.”, tha Kulluri.

Megjithatë, ai shtoi se imuniteti i saj do të hiqet sepse ndaj saj ka akuza penale. Kulluri theksoi se imuniteti i një deputeti nuk mund të përdoret për t’i mundësuar zëvendës kryeministres që të jetë e pabarabartë para ligjit në raport me qytetarët e tjerë.

“Imuniteti i deputetit nuk është për t’u mbrojtur nëse ke shkelur ligjin. Imuniteti i deputetit vlen për të mbrojtur deputetin nga represioni i qeverisë dhe i një sistemi drejtësie që kontrollohet nga qeveria. Por imunitet i deputetitnuk është të jesh i pabarabartë para ligjit në raport me qytetarët e tjerë. Do t’ia heqin imunitetin se bëhet fjalë për akuza penale.”, theksoi ai mes të tjerash.

Ai i cilësoi sjelljet e qeverisë deri më tani për çështjen Balluku si një ndërhyrje në drejtësi.

Analisti theksoi gjithashtu se argumentet e qeverisë për të pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e pezullimit nga detyra nuk qëndrojnë pasi kërkesa për heqjen e imunitetit është krejt ndryshe nga e para.