Ballina Aktualitet Matura Shtetërore 2026 – Publikohen nga Ministria e Arsimit datat e provimeve

Matura Shtetërore 2026 – Publikohen nga Ministria e Arsimit datat e provimeve

39
0

Ministri e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimit të Maturës Shtetërore 2026. Maturantët do të testojnë dijet e tyre në provime, për t’i hapur rrugë më pas studimeve të larta. Sipas njoftimit të ministrisë provimi i gjuhës së huaj do të jetë më 2 qershor, më 9 qershor i gjuhës shqipe, kurse provimi i matematikës do të jetë më 16 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 23 qershor. 

Është tashmë publike rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional. 

2 qershor ·  Provimi i gjuhës së huaj 

9 qershor ·  Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë 

16 qershor ·  Provimi i matematikës 

23 qershor · Provimi me zgjedhje 

Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes. 

Kujdes! Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores. Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë.