Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas.
Ky aks do të bllokohet në intervalin 20:00 – 06:00 në datat 13–14.01.2026.
Njoftimi është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
Rruga dytësore
Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari





