Ballina Sport Nuk është Solskjaer, ish ylli i Man Unitedit favorit për ta zëvendësuar...

Nuk është Solskjaer, ish ylli i Man Unitedit favorit për ta zëvendësuar Ruben Amorimin

37
0

Manchester United po i afrohet emërimit të trajnerit të përkohshëm, me Michael Carrick që ka dalë në avantazh si kandidati kryesor pas përparimit të madh të arritur në bisedime gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Fabrizio Romano, takimi i fundit mes Carrick dhe drejtuesve të klubit ka qenë “shumë, shumë pozitiv”, sidomos në aspektin e taktikës, ideve, komunikimit dhe vizionit të përgjithshëm.

“Manchester United është gati ta emërojë trajnerin e ri të përkohshëm dhe gjatë 12 orëve të fundit mund të konfirmojmë se Michael Carrick ka bërë përparim të rëndësishëm në bisedimet me klubin”, ka deklaruar Romano.

“Në 24 orët e fundit, Michael Carrick është shndërruar në opsionin kryesor për postin e trajnerit të përkohshëm te Manchester United. Nga sa kuptoj, takimi mes United dhe Carrick ka qenë shumë pozitiv për sa i përket taktikës, ideve, komunikimit dhe qëllimit. Ndjesia ka qenë shumë e mirë”.

Carrick, i cili kishte një periudhë të suksesshme si trajner i përkohshëm në vitin 2021 me dy fitore në tri ndeshje pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer, shihet si një figurë e njohur dhe e besuar, e aftë për t’i dhënë stabilitet të menjëhershëm skuadrës.

Hierarkia e Manchester Unitedit po kërkon një zgjidhje të shpejtë, në mes të spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin Ole Gunnar Solskjaer sërish me këtë rol.

“Djajtë e Kuq” të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë në Liga Premier, kanë nevojë për një dorë të sigurt për ta stabilizuar situatën dhe për të synuar një rikthim të fortë në garën për kualifikim në garat Evrope në pjesën e mbetur të sezonit.