Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit.
Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gjergj Marku, 41 vjeç dhe Nikolin Marku 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe Kevin Ndoka, rreth 20 vjeç (babë e bir).
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gjergj Marku dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe Kevin Ndoka kanë qenë të armatosur.
Sipas policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve Gëzim Ndoka dhe Kevin Ndoka, si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.
Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.







