Ballina Sport ​Simeone: Viniciusit i kërkoj ndjesë, por jo falje

​Simeone: Viniciusit i kërkoj ndjesë, por jo falje

27
0

Diego Simeone ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga sjellja e tij në stol gjatë humbjes së Atletico Madridit ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Trajneri argjentinas pranoi se kishte gabuar duke u përfshirë në provokime ndaj Vinicius Jr., por refuzoi të kërkonte falje të plotë për incidentin.

“Do të doja t’i kërkoj ndjesë Viníciusit për incidentin. Ishte gabim nga ana ime dhe e pranoj”, tha Simeone në konferencë për shtyp, duke shtuar se “ekipi që fiton meriton të kalojë tutje”. Megjithatë, ai u tregua i prerë kur u pyet për kufijtë e sjelljes së tij:

“Kërkoj ndjesë, por nuk kërkoj falje. Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”.

Situata u tensionua edhe më shumë gjatë zëvendësimit të Vinicius në pjesën e dytë, mes fishkëllimave të tifozëve, ndërsa Simeone u pa duke bërë gjeste ironike drejt tribunave. Real Madridi fitoi 2-1 dhe kaloi në finale, të cilën e humbi 3-2 ndaj Barcelonës, ndërsa trajneri madrilen Xabi Alonso e cilësoi sjelljen e Simeones si “jo shembull të një sportisti të mirë”.