Ballina Politika Arrestimi i Ballukut dhe nisja e sesionit të ri/ Zyrtarët amerikanë “zbarkojnë”...

Arrestimi i Ballukut dhe nisja e sesionit të ri/ Zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Kuvend, takime me Ballën e Bardhin

66
0

Duket se SHBA po riaktivizohen fuqishëm në institucionet shqiptare. Përveç takimeve të shpeshta në SPAK, GJKK, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, rradha është e politikës dhe legjislativit. Teksa pritet të nisë sesioni i ri parlamentar, më 19 janar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë, janë duke zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit. Takimi me kreun e grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla ka nisur në orën 12:00.

Ndërkohë që në orën 14:00 zyrtarët amerikanë do të takohen me kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhin.

Diskutimet do të fokusohen tek bashkëpunimi dhe dialogu parlamentar, dhe tek përparimi me punën e dy komisioneve për reformën terriotiale dhe zgjedhore.

Kujtojmë se sesioni i kaluar i Kuvendit u mbyll mes kaosit dhe tymyeseve teksa betohej Avokati i Ri i popullit Endri Shabani, ndërkohë që i riu nis me një çështje të nxehtë siç është kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetin e Belinda Ballukut, për ti hapur rrugë arrestimit të saj.