Ballina Politika “E lodhur nga Big Brother”/ Irena Gjoka toleron Kryemadhin: S’ka seanca të...

“E lodhur nga Big Brother”/ Irena Gjoka toleron Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën

27
0

Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur në institucionet e drejtësisë së fundmi.

Monika Kryemadhi, e cila akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar që seancat në ngarkim të saj mos mbahen ditën e martë dhe të mërkurë, për shkak të angazhimit të saj si opinioniste në formatin “Big Brother Vip 5”.

Jashtë ambjenteve të SPAK për mediat, Kryemadhi ka deklaruar se Gjykata e Posaçme, konkretisht gjyqtarja Irena Gjoka, ka pranuar kërkesën e saj për moszhvillimin e seancave gjyqësore ditë të martë për shkak të prime-t e as të mërkurave pasi emisioni zgjat deri vonë.

“Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes se shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të premte”, tha Monika Kryemadhi.

Të gjitha seancat gjyqësore për dosjen Meta-Kryemadhi do të zhvillohen ditë të premte, ndërsa e radhës është caktuar më datë 22 janar.