Ballina Aktualitet Lala: Kupola e Policisë e diktuar nga krimi, Proda në grahmat e...

Lala: Kupola e Policisë e diktuar nga krimi, Proda në grahmat e fundit

1
0
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin “Studio 24” se kupola e Policisë së Shtetit është e diktuar nga krimi dhe funksionon si një bandë kriminale dhe gjobëvënëse. Sipas saj, lëvizjet e fundit në polici janë veprime të nxituara dhe të dëshpëruara të drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda, në një kohë kur SPAK ka nisur hetimet ndaj kupolës së Policisë së Shtetit.
“SPAK po heton kupolën e Policisë së Shtetit në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Nga kqyrja e celularëve dhe analizimi i të dhënave ka rezultuar se vetë kupola e policisë është e diktuar nga krimi, e kapur politikisht dhe po vepron në nxitim e sipër. Asnjë lëvizje shkarkimi apo emërimi nuk ia kthen fytyrën Policisë së Shtetit,” – u shpreh Lala.
Ajo theksoi se këto janë “lëvizje të dëshpëruara të Prodës në grahmat e fundit”, duke shtuar se Policia e Shtetit është çuar në një gjendje kritike, ku brenda saj veprojnë banda gjobëvënëse dhe kriminale.
“Nëse SPAK do t’i shkojë deri në fund çështjes së AKSHI-t, do të habitemi të gjithë. Deri tani është folur për segmente të veçanta, por sot vetë kupola e Policisë së Shtetit po vepron si një bandë kriminale,” – përfundoi Lala.