Ballina Aktualitet Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria merr në pyetje kirurgun e spitalit

Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria merr në pyetje kirurgun e spitalit

0
54

Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun që ka kryer vizitën mjeksore të Altin Ndocit, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit.

Sipas raportimeve, mjeku N. M, kirurgu i përgjithshëm, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Durrësit, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhjen me ngjarjen e ndodhur.

Mjeku është pyetur lidhur me diagnozën e Ndocit, por edhe momentet e fundit, para se i paraburgosuri të realizonte arratisjen.

Altin Ndoci u arratis një ditë më parë nga spitali rajonal i qytetit bregdetar, pasi ishte paraqitur për ndihmë mjekësore. Ai ka kërkuar të shkojë në tualet ku është shoqëruar nga dy efektivë. Në momentin kur ka mbërritur, Ndoci ka goditur dy efektivët dhe është arratisur.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan.