Ballina Kosovë Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës...

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës në maj të 2023

25
0

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

S.R dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim.