Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 31 vjeç dhe F. Sh., 64 vjeç, babë e bir, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas, gjithashtu babë e bir;
-S. M., 37 vjeç dhe N. M., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari ka goditur me grushte, shtetasin N. M., ndërsa ky i fundit, gjatë konfliktit, ka dëmtuar një automjet të parkuar.
Dje, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në një objekt në pronësi të shtetasit V. D., në fshatin Metallë, ku mbaheshin bagëti dhe ushqim për to. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







