Ballina Europë ‘Hydra’, mafia e bashkuar në Lombardi: 500 vite burg për 62 të...

‘Hydra’, mafia e bashkuar në Lombardi: 500 vite burg për 62 të dënuar, shqiptarët e përfshirë dhe aleanca e 3 mafieve

0
25

Nga Alba Kepi

Për herë të parë në histori, një gjykatë italiane ka njohur zyrtarisht ekzistencë n e një “mafie tëbashkuar” në Lombardi: një aleancë e qëndrueshme mes tre organizatave kriminale historike mafioze italiane, Cosa Nostra, ’Ndrangheta dhe Camorra, që kanë bashkëpunuar për të ndarë tregjet e drogës, investimet e paligjshme dhe fuqinë e tyre kërcënuese.

Megahetimi i njohur si “Hydra” ka zbardhur këtë strukturë të sofistikuar kriminale, ku janë përfshirë gjithashtu disa shtetas shqiptarë, të përfshirë individualisht në aktivitete kriminale, por jo si pjesë e strukturës drejtuese të mafies.

Brenda megahetimit, individë me origjinë shqiptare janë përfshirësi të pandehur për veprime të lidhura me rrjetin e mafies italiane. Ejll Mroshaj  i dënuar me 2 vjet e 4 muaj + 6.000 euro gjobë Elyas Velaj Kelmert  i dënuar me 3 vjet e 2 muaj + 4.000 euro gjobë e Adriatik Coku vendimi ende i papërcaktuar procesi ndaj tij nis më date 19 mars 2026.

Hetimi ka zbuluar një konsorcium mafioz lombard, ku tre mafiet historike nuk veprojnë më nëmënyr ëautonome, por: ndajnë fitimet dhe territori, koordinojnë strategjitë kriminale, ndërmjetësojnë konfliktet brenda sistemit.

Përgjimet tregojnë fraza kyçe që dëshmojnë bashkimin: “Jemi të gjithë një gjë e vetme”
“Duhet të fitojmë të gjithë, pa krijuar probleme”, “Pa të shtëna, tani bëhet ndryshe”

Ky model nuk ka piramidë unike apo dhunë spektakolare nga bashkimi i tyre, por funksionon si aleancë horizontale, me secilën mafie me identitetin e saj.

Aktivitetet kriminale të zbuluara janë trafik droge dhe fajde, zhvatje dhe usurë, pastrim parash përmes kompanive, Mashtrime fiskale, kredi IVA fiktive, Abuzime me superbonusin 110% dhe fonde Covid

Sektoret strategjikë të infiltruar: ndëtim, logjistikë, shëndetësi private, Aeroporti Malpensa, Ortomercato i Milanos, parkimet e spitaleve. Biznese të ligjshme u përdorën për të maskuar riciklimin dhe kontrollin e tregut.

Hetimi ka dokumentuar kontakte me politikanë, bankier dhe zyrtarë publikë për të marrë favore, influencuar vendime administrative, kontrolluar votën në komunitete të ndryshme

Një anëtar i këtij grupi, në përgjimet e kryera deklaronte: “Kemi 4–500 vota secili”. Një rol të rëndësishëm në zbardhjen e hetimeve patën 3 bashkëpunëtorët e drejtësisë. William Alfonso Cerbo, që përshkruan “sistemin lombard” dhe rolin e tij si kolektor ekonomik i clanit Mazzei, Francesco Bellusci – konfirmon aleancën mes mafieve, Saverio Pintaudi, përgjegjës pët aktivitetin financiar brenda organizatës

Deklaratat e tyre përputhen me përgjimet, dokumentet dhe aktivitetet konkrete kriminale.

Me gjykim të shkurtuar u dënuan 62 persona e 18 u shpallën të pafajshëm. 45 të tjerë do të shkojnë nën gjykim në datën 19 mars kur do të nis seanca e parë gjyqësore daj tyre.

Totalisht Procesi Hydra ka cuar në 500 vite burg për të gjithë të dënuarit e konfiskohen 450 milion euro,  kryesisht të lidhura me mashtrime fiskale dhe superbonusin 110%

Prokurorët e këtij hetimi, Alessandra Cerreti dhe Rosario Ferracane, kanë dekalruar se “Milano është një territor mafioz, ashtu si Calabria. Mafia nuk përdor më vetëm dhunë, por investon dhe infiltron ekonominë ligjore.”