Ballina Aktualitet ‘Livadhi i Xhafzotajt që do kthehej…’/ Tela: Asnjë kompani e huaj tek...

‘Livadhi i Xhafzotajt që do kthehej…’/ Tela: Asnjë kompani e huaj tek ‘Durana’, të gjitha të lidhura me AKSHI-n

31
0

Në një vit nga prezantimi me bujë i projektit për krijimin e një “Silicon Valley” shqiptar, realiteti që po del në pah bie ndesh fort me propagandën e qeverisë. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Andi Tela ngriti pikëpyetje serioze mbi thelbin dhe përfituesit realë të këtij projekti, që u promovua si një magnet për kompanitë më të mëdha teknologjike në botë.

Sipas Telës, ideja fillestare dukej tërheqëse: krijimi i një oazi fiskal për teknologjinë, me incentiva afatgjata, për të joshur gjigantë ndërkombëtarë dhe për të punësuar deri në 5 mijë persona. Një model që, në letër, ngjante me praktikat e vendeve si Irlanda, Estonia apo Izraeli, por që në realitet nuk shkonte kurrë drejt taksave zero pa kushte.

Por pas nëntë muajsh, entuziazmi u zbeh. Zona e zgjedhur për këtë “qendër inovacioni” rezultoi të ishte thjesht livadhi i Xhafzotajt, ndërsa lista e kompanive të regjistruara aty nxori në pah një tjetër problem madhor: nga rreth 50 kompani të regjistruara që në shkurt, asnjëra nuk ishte e huaj. Të gjitha ishin kompani shqiptare.

Më shqetësues është fakti se, sipas Telës, shumica e këtyre kompanive kanë pronarë, aksionerë apo administratorë të lidhur drejtpërdrejt me AKSHI-n ose me tenderët e qeverisë në fushën e teknologjisë. Pra, jo investitorë strategjikë ndërkombëtarë, por emra të njohur në qarkun e kompanive që prej vitesh përfitojnë nga fondet publike.

Skema është e thjeshtë: kompanitë që zhvendosen ose regjistrohen në Xhafzotaj përfitojnë për 10 vite tatim zero mbi fitimin dhe lehtësira të tjera, përfshirë mos-tatimin e pagave. Një paketë që, në vend të zhvillimit real dhe konkurrencës së ndershme, rrezikon të shndërrohet në një privilegj të artë për një grusht kompanish të lidhura me pushtetin.

“E gjithë shfaqja duket e bukur, por në fund të ditës rezultati është që do përfitojnë disa kompani”, theksoi Tela, duke lënë të kuptohet se projekti nuk është menduar për të sjellë teknologjinë botërore në Shqipëri, por për të ricikluar favore fiskale për klientelën ekzistuese të qeverisë.

Tela:

Atë veprimtarinë se çfarë u bë, çfarë bëjnë në shkurtin e vitit të kaluar, sepse tash plotësohet një vit.

Dhe nëse ti sheh prezantimin e projektit të bërë nga qeveria, të duket interesant. Projekti, ideja është që si mund të thërrasim ne kompani të huaja që merren me teknologjinë në përgjithësi. Teknologjia për momentin është biznesi me xhiron më të madhe në botë.

Dhe tani si të thërrasim ne këtu kompani, mënyra për t’i thirrur kompanitë më të mëdha që të punojnë në botë. Dhe incentivat cilat mund të jenë? Mund të jetë ulja e tatimit, heqja e tatimeve, gjithçka.

Pesë vende në botë për momentin kanë incentiva fiskale përsa i përket teknologjisë, që është Irlanda, Estonia, Polonia, Izraeli, dhe normat e tyre nuk prekin kurrë zero-n ë? Por thonë 5%, pra nëse i kanë taksat 15, i ulin 5, nëse i kanë 20 i bëjnë 10. Në Estoni thotë, e nis me zero por duhet ta riinvestosh se po s’e riinvestove nuk të jap më këtë incentiva. Pra, ti ti ti i propozon botës që thotë, okay, hajdeni këtu se po krijoj një oazë.

Dhe kjo do ishte pozitive. Ti thua pastaj që ky do jetë një projekt 20 vjeçar, që kompanitë më të mëdha të botës do jenë të interesuara të vijnë këtu, që ne mund të punësojmë njerëz deri në 5000 veta të punësohen atje. Dhe të duket e bukur shumë.

Pastaj konstaton mbas nëntë muajsh që vendi ku do zhvillohej kjo veprimtari, është një livadh, pra livadhi i Xhafzotajt dhe do ta kthejmë në Silicon Valley të Ballkanit apo dhe të Evropës. Pra do thërrisnim dhe kompani nga Franca të mëdha.

Dhe pastaj, mbas këtij momenti sheh që kompanitë e regjistruara fillimisht atje dhe janë regjistruar po në shkurt, diku te 50 kompani, janë të gjitha kompani shqiptare.

Kompani shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave, pastaj konstaton që kanë pronarë, aksionerë, administratorë, që janë te kompanitë të cilat janë lidhur direkt me AKSHI-n apo me tenderat e bërë nga qeveria për teknologji.

Dhe ideja është, okay, ju po punoni në Tiranë por ndërkohë keni mundësinë të punoni dhe në Xhafzotaj. Por nëse ju punoni në Xhafzotaj, ju për 10 vite nuk keni taksa, ju do paguani tatime zero për fitimin, për një periudhë të gjatë kohore, do keni mundësinë që mos tatohen rrogat e punonjësve. Dhe prapë të duket shumë e bukur.

Kur sheh që këto janë regjistruar kompanitë e emrave tanë të cilët deri dje i akuzonim për AKSHI-n, thua që ja, prandaj është menduar që përpara që ta bëjmë këtë shfaqje të bukur, këtë shou të bukur, por në fund të ditës rezultati është që do përfitojnë disa kompani.