Ballina Dossier Një letër mirënjohjeje që flet më shumë se historia, motrat e Mbretit...

Një letër mirënjohjeje që flet më shumë se historia, motrat e Mbretit Zog dhe një vizitë e paharruar në Korçë

25
0

Në vitin 1937, në kulmin e periudhës së monarkisë shqiptare, tri motrat e Mbretit Zog – Princeshë Myzejen, Princeshë Ruhije dhe Princeshë Maxhide – i dërguan një letër falënderimi Kristaq Kosturit, deputet i Parlamentit Shqiptar, pas një vizite që ato zhvilluan në qytetin e Korçës.

Letra, e shkruar në Durrës, shpreh mirënjohjen e princeshave për pritjen e veçantë dhe mikpritjen e treguar gjatë qëndrimit të tyre në Korçë, përfshirë edhe vënien në dispozicion të banesës së deputetit Kosturi. Ky gjest përmendet në tekst si një kujtim i çmuar dhe i paharrueshëm nga vizita e tyre.

Dokumenti hedh dritë mbi marrëdhëniet institucionale dhe shoqërore të viteve ’30, një periudhë kur përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe deputetët luanin një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e shtetit dhe në pritjen e anëtarëve të familjes mbretërore, duke forcuar lidhjet mes oborrit mbretëror dhe qyteteve kryesore të vendit, si Korça./vna

Një letër mirënjohjeje që flet më shumë se