Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e burgjeve drejt burgut të Fierit.
Burgu i Durrësit nuk është burg me siguri të larta, ndaj është parë e arsyshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më aty.
Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo atyre zyrtarëve të arrestuar.
Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme nga spitali i burgut, ku kishte shkuar të mjekohej pas ankesave për dhimbje në veshka.
Ndërkohë kur po kalojnë 24 orë nga arratisja dhe Ndoci ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve të shumta dhe postoblloqeve të ngritura.



