Ballina Aktualitet Policia ndjek këmba-këmbës Altin Ndocin nga Astiri në Selitë e Don-Bosko! Çfarë...

Policia ndjek këmba-këmbës Altin Ndocin nga Astiri në Selitë e Don-Bosko! Çfarë deklarojnë familjarët e tij

0
77

Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit.

Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta në disa zona të Tiranës në kuadër të kërkimeve për 38-vjeçarin Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e martë nga Spitali i Durrësit.

Kontrolli është kryer në Astir, Don Bosko, Selitë dhe zona të tjera, përfshirë edhe banesën e tij në Yzberisht.

Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.

Si rrugë lidhëse me Durrësin, uniformat blu kanë kryer gjithashtu kontrolle në rrugën e Ndroqit, ndërsa kërkimet për lokalizimin e Ndocit vazhdojnë intensivisht.