Trajneri i sapoemëruar i Chelsea-s, Liam Rosenior, do të takohet me dy lojtarët e padëshiruar dhe të lënë jashtë nga ish-trajneri Enzo Maresca, Axel Disasi dhe Raheem Sterling.
“The Guardian” zbulon se Rosenior ka vendosur të takohet me dy lojtarët në fjalë dhe më pas do të vendosë për fatin e tyre. “Duhet të flas me ta. Gjithashtu duhet të flas me klubin.
Duhet të përcaktoj një listë prioritetesh dhe të vazhdoj hap pas hapi. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
Gjëja e parë që u thashë lojtarëve ishte se doja të vlerësoja më të rëndësishmit, domethënë ata që janë tashmë këtu”, deklaroi trajneri i ri i “Bluve”.
Lënia jashtë ekipit të Disasi dhe Sterling nga Enzo Maresca, u konsiderua si një gabim i trajnerit italian, gjë që mesa duket Rosenior nuk ka ndërmend ta përsërisë.







