Qëndrim Ismajli është bashkuar me Teutën. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori vjen në Durrës, nga skuadra e Tiranës.
Postimi:
“Mirë se vjen, Qëndrim Ismajli! Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës sonë.
26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës. Mirë se erdhe në Durrës!”



