Ballina Lifestyle A$AP bën deklaratën e papritur: Nëna e donte për nuse Rihannën

A$AP bën deklaratën e papritur: Nëna e donte për nuse Rihannën

42
0

Rihanna dhe A$AP Rocky duken se po jetojnë në qiellin e shtatë, por me sa duket, ata janë gjithashtu një “çift i krijuar” nga nëna e reperit.

A$AP u shfaq të enjten në “NYT Popcast” dhe zbuloi se nëna e tij e nxiste vazhdimisht që të bënte një hap drejt Rihannës kur ishin vetëm miq… por ai ishte i bindur se ajo nuk e shihte në atë mënyrë, transmeotn Indeksonline.

Por krijuesi i hitit “Fashion Killa” nuk do të gënjente… ai tha se gjithmonë e pëlqente Rihannën.

A$AP e lavdëroi nënën e tij për intuitën e saj, duke u shprehur me entuziazëm… “Nënat e dinë më mirë!”

Siç e dini, A$AP dhe themeluesja e Fenty Beauty ishin miq shumë kohë përpara se të dashuroheshin kokë e këmbë për njëri-tjetrin.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2012 për një performancë në MTV Video Music Awards. Lidhja e tyre lulëzoi më shumë në vitin 2020 dhe që atëherë janë bashkë.