Pas shkarkimit të Indrit Cerlojit nga detyra e drejtorit të IEVP Durrës, në këtë post është komanduar Edmond Llabani.
Vendimi vjen pas ngjarjes së rëndë të arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci.
Ministria e Drejtësisë vendosi dje largimin nga detyra të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cerloj, duke hapur rrugën për ndryshime në drejtimin e IEVP Durrës.
Llabani më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Burgut të Peqinit.







