Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e liderit të opozitës, Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e ‘arrestit shtëpiak’ dhënë nga gjyqtarja e Shkallës së Parëntë GJKKO, Irena Gjoka, duke konkluduar se kohëzgjatja e kësaj mase ka qenë e tejzgjatur.
Sipas këtij vendimi, konfiromohet se kreu i opozitës, Sali Berisha është mbajtur në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në arrest shtëpie prej gati 1 vit pra 333 ditë, edhe pse ky i fundit e ka kundërshtuar në çdo shkallë të gjyqësorit këtë masë represive ndaj tij.
Sipas burimeve për mediat, vendimi është dhënë në përfundim të seancës, pa praninë e palëve me një votim 8 me 0.
Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak.
Siç dihet, në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”.







