Një lajm të hidhur ka ndarë për gjithë ndjekësit në rrjete sociale, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Arben Çejku. Ku ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, diplomatit dhe sipërmarrësit Teodor Osoja.
“Ndarja e papritur nga kjo jetë dhe kalimi yt në Orientin e Përjetshëm, na la pa fjalë dhe me shumë dhimbje!” shkruan ai teksa i shpreh ngushëllime familjes së Osojës, bashkëshortes, djemve e nënës së tij.
Më tej Çejku shkruan se i ndjeri Teodor Osoja ishte një diplomat që dha kontribut në Ministrinë e Punëve të Jashtme, politikan, intelektual, sipërmarrës dhe themelues i dritës së Muratorisë së Lirë shqiptare.
Postimi i plotë:
Ndarja e papritur nga kjo jetë dhe kalimi yt në Orientin e Përjetshëm, na la pa fjalë dhe me shumë dhimbje Teodor Osoja!
I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Teos, bashkëshortes Mirela, djemve Marko e David, nënës dhe gjithë të dashurve dhe shoqërisë që la pas!
Teodor Osoja ishte një diplomat që dha kontribut në Ministrinë e Punëve të Jashtme, politikan, intelektual, sipërmarrës dhe themelues i dritës së Muratorisë së Lirë shqiptare. Ai kudo la gjurmët e tij të një punëtori të palodhur dhe një miku e vëllai të përkushtuar dhe përtej meje që pata fatin dhe nderin ta njoh e të bashkëpunoj, ka me mijëra të tjerë që sot, në ditën e përcjelljes drejt Tempullit Qiellor, kanë shumë për të kujtuar e për te treguar! Ai ishte një mjeshtër i nderuar i oratorisë dhe kurdoherë i gatshëm për t’u gjendur aty ku e thërriste halli i një shoku apo kënaqësia e një bisede mbi diturinë dhe të mirën e vendit!
Personalisht do ta ndjej shumë mungesën tënde Teo!
Qofsh banor i parajsës vëlla







