Ballina Ekonomia Pagesa e taksës së mjeteve realizohet online në e-Albania me çdo kartë...

Pagesa e taksës së mjeteve realizohet online në e-Albania me çdo kartë bankare

26
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën me dije se pagesa e taksës së mjeteve tashmë realizohet tërësisht online nëpërmjet platformës e-Albania, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të paguajnë me çdo kartë bankare, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike.

Shërbimi garanton një proces të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt, i cili mund të përdoret në çdo kohë nga telefoni apo kompjuteri.

Zbatimi i këtij shërbimi digjital ka sjellë përfitime të prekshme për rreth 770,000 zotërues mjetesh, duke gjeneruar kursime prej 282,975,000 lekësh nga shmangia e sporteleve, 56,146 ditë pune të rikuperuara, 23,100,100 kilometra udhëtime të panevojshme të evituara, si edhe 1,617,000 litra karburant të kursyera, me efekt pozitiv në ekonomi dhe mjedis.

Ky shërbim është fryt i bashkëpunimit mes DPSHTRR-së, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, në kuadër të zhvillimit të shërbimeve digjitale dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.