Ballina Politika “PD pa lidership”, Salianji: Nëse mendojmë se Rama ka rënë, nuk kemi...

“PD pa lidership”, Salianji: Nëse mendojmë se Rama ka rënë, nuk kemi gjë në vijë

12
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar drejtimin aktual të PD-së, duke thënë se baza e partisë po organizohet vetë, ndërsa lidershipi ka humbur kontaktin me zgjedhësit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji tha se turin e takimeve që ka nisur prej disa muajsh e sheh si dëshmi të vullnetit të demokratëve për të ringritur PD-në, pavarësisht sipas tij, braktisjes nga drejtuesit.

Salianji shtoi se lidershipi i partisë nuk ka komunikuar me strukturat për rreth tetë muaj që prej zgjedhjeve dhe se ka krijuar një realitet fiktiv, duke përsëritur çdo javë se qeveria është rrëzuar.

Ervin Salianji: Njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.