Ballina Aktualitet “Provokimi pa tym”, inspektorët e shëndetësisë nuk gjetën bishtat e cigareve të...

“Provokimi pa tym”, inspektorët e shëndetësisë nuk gjetën bishtat e cigareve të deputetëve

46
0

Në një nga seancat e fundit parlamentare, Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi ngritën alarmin në Kuvend dhe ndërprenë disa minuta seancën, të shqetësuar se disa inspektorë kishin hyrë në Parlament pas denoncimeve se po pihej duhan në ambiente të mbyllura.

Mes mbivendosjes së fjalëve, ministrja e shëndetësisë, znj. Sala, tha se “janë persona të autorizuar për të kontrolluar kontrollet”.

Siç VNA ka mësuar, hyrja e beftë e inspektorëve, është bërë pas një denoncimi se po pihej duhan.

Konkretisht, Kryeinspektori Marjus Seiti ka urdhëruar që “trupa inspektuese të kryejë inspektimin në lidhje me denoncimin e ardhur “për konsumim duhani” në ambientet e mbyllura e Bar Kafesë në institucionin e Parlamentit. Trupa inspektuese përbëhet nga Gerta Sejfulla, Andi Caushaj dhe Klaus Shaqiri”.

“Provokimi pa tym”, inspektorët e shëndetësisë

Drejtuesi i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kërkoi shkresërisht që Garda e Republikës të lejonte inspektorët të hynin.

“Provokimi pa tym”, inspektorët e shëndetësisë

Sipas të dhënave të marra pranë Kuvendit të Shqipërisë, deri më tani, as institucioni dhe as ndonjë deputet nuk ka marrë zyrtarisht ndonjë gjobë në përfundim të këtij inspektimi.

“Në protokollin e Kuvendit nuk është depozituar asnjë kërkesë, shkresë apo raport kontrolli nga ana e ISHSH në lidhje me këtë inspektim”, tha Kuvendi.

Kështu, e gjithë buja për kapje në flagrancë të deputetëve ngeli një tentativë. “Ose tym nuk ka pasur, ose ai ka qenë diku larg”.