Ballina Rajoni Pse Serbia nuk u përfshi në listën amerikane? Vjen përgjigjia nga Uashingtoni

Pse Serbia nuk u përfshi në listën amerikane? Vjen përgjigjia nga Uashingtoni

35
0

Në një lidhje live me gazetarin Ilir Kazaferin për një emision televiziv ishte gazetarja Keida Kostreci, e cila tha se Departamenti i Shtetit e ka bërë të qartë se cilat janë arsyet për pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vendet.

Duke u ndalur tek përjashtimi i disa vendeve nga lista e disa kategorive vizash, kryesisht tek përjashtimi i Serbisë, gazetarja theksoi se nuk donte të spekullonte në këtë çështje, duke u bazuar tek mungesa e informacioneve nga burimet zyrtare.

“Frika është se shtetasit që marrin këto viza mund të bëhen barrë për taksapaguesit amerikanë. Arsyeja pse janë zgjedhur këto 75 është një vazhdim i një politike të Administratës së presidentit Trump për kufizimin dhe bërjen më strikte të emigracionit, gjë që e ka bërë që në nëntor. Serbia nuk ishte pjesë e asaj liste që doli para disa javësh dhe nuk është shumë e qartë pse u zgjodhën disa vende e jo disa të tjera. Nga ajo listë që doli disa javë më parë, disa vende nuk ishin nga lista që doli dje, pra 75 vendet. Nuk do të doja të spekuloja pse Serbia nuk është e përfshirë dhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut janë të përfshira, nuk ka aq informacion nga burimet zyrtare sa të nxjerrim përfundime të qarta dhe të pakundërshtueshme. Arsyeja që është përmendur për rishikimin e vizave të emigracionit ka të bëjë më shumë me axhendën e presidentit Trump dhe me politikën e jashtme të tij, por qëndrimet që ka bërë me emigracionin, siç janë shprehur edhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, janë të lidhura me axhendën Amerika e para. Në fakt, kishte edhe vende të tjera që nuk ishin përfshirë”, u shpreh gazetarja.