Ballina Politika Salianji: 8 Janari ishte një kurth politik, unë nuk isha agresor

Salianji: 8 Janari ishte një kurth politik, unë nuk isha agresor

26
0

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka komentuar përplasjet e ndodhura më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike, duke e cilësuar ngjarjen si një “kurth politik”.

Në një intervistë për A2 TV, Salianji tha se përplasja mes kryetarit Sali Berisha dhe kryetarit të atëhershëm Lulzim Basha i bën përgjegjës të dyja palët, por theksoi se ai vetë nuk ka qenë agresor. “Pamjet e asaj dite janë të dëmshme për imazhin e partisë,” tha ai, duke shtuar se prania e tij në selinë blu lidhej me një mbledhje të thirrur nga shumica e grupit parlamentar dhe kryetarët e degëve.

Edhe pse u pa me një shkop në dorë, ai theksoi se kjo nuk ishte agresor. Ai gjithashtu bëri me dije se selia e PD-së ishte blinduar, një informacion që nuk ishte bërë i ditur më parë.