Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm.
Në një postim të publikuar sot në rrjetin social Facebook, Kryeinspektori njoftoi përmbylljen e reformës ligjore në fushën e inspektimeve. Sipas tij, rezultat i kësaj reforme është shfuqizimi i pesë masave të para administrative nga komisioni i shqyrtimit të ankesave, duke respektuar ligjin, objektivitetin dhe transparencën.
Procesi përfshiu përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, ministria përkatëse, si dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit. Kryeinspektori Hajdari theksoi se reforma synon t’i japë fund paligjshmërisë, korrupsionit, subjektivizmit dhe barrës së padrejtë ndaj biznesit të ndershëm.
Hajdari shprehu falënderime për stafin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira, duke e konsideruar reformën “të lodhshme, por vizionare” dhe në përputhje me standardet më të mira të inspektimeve në Bashkimin Europian.







