Të premten, në Vlorë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa orë. Lajmi u dha nga Ujësjellësi i Vlorës, përmes një njoftimi.
Nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit.
Qyteti nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht.
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë.
Për rrjedhojë, qyteti nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht.
Zona 24 orëshe nuk do të ketë ndërprerje të shërbimit”, thuhet në njoftim.
Në dhjetor, si pasojë e një defekti në tubacionin e Ujësjellësit, në Vlorë mungoi furnzimi me ujë për të paktën 5 ditë.







