Janë zbardhur dhe botuar në Fletore Zyrtare, 7 ligje të dekretuara nga Presidenti, pjesë e paketës fiskale për vitin 2026. Këto ligje synojnë rregullimin e sistemit tatimor për të përmirësuar klimën fiskale dhe për të lehtësuar barrën për bizneset dhe fermerët.
Ligjet e botuara në Fletore Zyrtare
1. Ligji nr. 79/2025 – Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar – i fokusuar në procedurat tatimore.
2. Ligji nr. 80/2025 – Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar – që sjell ndryshime në tatimin mbi vlerën e shtuar, përfshirë kompensime TVSH për fermerët.
3. Ligji nr. 81/2025 – Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar – ndryshime mbi tatimin mbi të ardhurat.
4. Ligji nr. 82/2025 – Për disa shtesa dhe ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar – mbi taksat vendore.
5. Ligji nr. 83/2025 – Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar – mbi faturimin dhe sistemin e monitorimit.
6. Ligji nr. 84/2025 – “Për marrëveshjen e paqes fiskale” – krijon një mekanizëm të ri bashkëpunimi mes administratës tatimore dhe bizneseve për vitin tatimor 2026 dhe më tej.
7. Ligji nr. 86/2025 – “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” – parashikon shlyerjen dhe faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara.
Nga këto ligje të dekretuara, deri më sot është botuar në Fletoren Zyrtare vetëm ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, si pjesë e paketës fiskale. Është ky hapi i parë formal për hyrjen në fuqi të ligjeve.
Ligjet e tjera të paketës fiskale, përfshirë “Marrëveshjen e Paqes Fiskale” dhe ligjin për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore, do të hyjnë në fuqi 15 ditë nga sot.







