Ballina Kronika DURRES/ Arrestohet 29 vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur

DURRES/ Arrestohet 29 vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur

30
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi me motomjetin që drejtonte, pa leje drejtimi në rrugën “Martin Camaj”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua 28-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., 47 vjeçe, banuese në Durrës pasi dyshohet se nuk i ka lejuar në takim fëmijën e tyre të mitur bashkëshortit, sipas vendimit të përkohshëm të gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 52-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.