Ballina Kronika DURRES/ Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e...

DURRES/ Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari

50
0

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “PURPOSE”.

Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe motomjeti me të cilin qarkullonte.

Procedohet penalisht edhe pasagjeri, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. K., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.