Ballina Kronika Kthyen dy apartamente në ‘fole’ prostitucioni në Durrës, në pranga organizatorja nga...

Kthyen dy apartamente në ‘fole’ prostitucioni në Durrës, në pranga organizatorja nga Armenia, procedohen edhe 3 shqiptarë

31
0

Goditet një rast prostitucioni. Gjatë një operacioni në Durrës janë zbuluar dy apartamente me qira në zonën e Vollgës dhe në zonën e Plazhit që ishin kthyer në ‘fole’ prostitucioni,

Në pranga është vënë një shtetase nga Armenia, organizatore, si dhe është proceduar penalisht edhe një shtetase nga Peruja për prostitucion. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 shqiptarë për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Informacioni Policisë

Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”.

Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.

Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.