Ballina Politika Salianji mund Berishën në përballjen online

Salianji mund Berishën në përballjen online

28
0

Kreu i PD Sali Berisha dhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji zhvilluan dy takime të ndryshme me demokratët ditën e sotme. Berisha mblodhi militantët e tij në në Kombinat, Tiranë, ndërsa Salianji zhvilloi foltore në Lezhë ditën e sotme.

Ndonëse takimet ishin në distancë, Berisha dhe Salianji u “përballën” online, pasi ora e takimeve ishte e njëjtë, në 18:00.

Por, përballja online duket se nuk është aq e favorshme për kreun e PD, pasi kishte 168 shikime gjatë fjalimit të tij, ndërsa Salianji 2.7 mijë shikime.