Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë dhe banues në Sarandë.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) në pjesën e dorës një shtetas të mitur, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin E. B., 39 vjeç, djalin e çiftit të bashkëshortëve, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.







