Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, në fjalën e saj gjatë Konferencës së Kryetarëve, u ndal te shqetësimet që lidhen me përhapjen e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në hapësirën publike.
Ajo theksoi se gjatë fundjavës është përhapur një lajm plotësisht i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë fakt, i cili ka vënë në shënjestër familjarë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Sipas Spahiut, pavarësisht se mediat që e publikuan këtë lajm u vunë në dijeni të së vërtetës, ato vijuan të përhapin shpifjet e hedhura nga Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.
“Është e papranueshme ajo që ndodhi. Duhet të gjenden mekanizmat që raste të tilla të mos mbeten pa përgjegjësi dhe personat që orkestrojnë lajme të rreme të mbajnë përgjegjësi, qoftë edhe penale”, u shpreh Spahiu.
Ajo theksoi se lufta kundër dezinformimit është e domosdoshme për të mbrojtur integritetin e debatit publik dhe për të garantuar respektimin e standardeve etike në media dhe politikë. Spahiu e ka zbatuar vetë gjithmonë këtë kriter, ndaj dhe i vjen keq për Taulant Ballën që djali tezes ka faqe dhe profile fallco me emra punonjesish dhe drejtues organizate të PS që hedhin baltë deri në familjarë për ti shërbyer partisë. Se si na kujtoi një mjeke të Spitalit Durrësit me partinë e parë ku desh te behej deputete Spahiu për gjyqe dhe përgjegjesi penale. Për koicidencë po “piqet” politikisht dhe “ligjerisht” znj Spahiu. Ne kete moshe kerkonte dhe ajo pergjegjesi penale. Mjeket e njohin mire kete faze moshe te “pjekurise politike”.







