Ballina Sport Mendy thyen heshtjen, tregon a e humbi me qëllim penalltinë Diaz

Mendy thyen heshtjen, tregon a e humbi me qëllim penalltinë Diaz

22
0

Finalja e mbrëmshme e Kupës së Kombeve Afrikane prodhoi emocione të forta, polemika dhe një hero të padiskutueshëm: portierin e Senegalit, Edouard Mendy.

Ndërkohë, Brahim Diaz u shndërrua në figurën tragjike të ndeshjes, pas humbjes së një penalltie vendimtare në kohën shtesë.

Gjithçka ndodhi në minutën e 97-të të takimit, kur gjyqtari, pas rishikimit të VAR-it, akordoi një penallti për Marokun për një tërheqje në zonë pas një goditjeje nga këndi. Diaz u rrëzua në zonë dhe gjyqtari nga Republika Demokratike e Kongos tregoi pikën e bardhë, duke shkaktuar reagime të forta nga stafi dhe lojtarët e Senegalit.

Trajneri Thiaw dhe disa futbollistë senegalezë u larguan nga fusha në shenjë proteste, por kapiteni Sadio Mane ndërhyri, duke i bindur ata të ktheheshin dhe ta përfundonin ndeshjen.

Penalltinë e mori përsipër Brahim Diaz, i cili tentoi një goditje të tipit “panenka”, por tentativa e tij dështoi plotësisht dhe Mendy e priti topin pa vështirësi.

Në vazhdimin e kohës shtesë, Senegali përfitoi nga momentumi dhe nëpërmjet Pape Gueye shënoi golin e vetëm të finales, duke siguruar titullin kampion të Afrikës.

Megjithatë, humbja e penalltisë nga Diaz nxiti diskutime dhe dyshime, pasi u vu re se ai kishte komunikuar për një kohë të gjatë me Mendy përpara ekzekutimit.

Edouard Mendy reagoi pas ndeshjes, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo aludim për një marrëveshje apo humbje të qëllimshme të penalltisë nga Diaz.

“A e humbi Brahimi penalltinë qëllimisht? Jo, absolutisht jo. Duhet të jemi seriozë. A mendoni se në minutat e fundit të një finaleje, një lojtar i një kombëtareje që ka pritur titullin për 50 vjet do të pranonte diçka të tillë? Ai donte të shënonte. Unë thjesht bëra punën time dhe e prita penalltinë,” deklaroi portieri senegalez.

Brahim Diaz ende nuk ka folur publikisht, ndërsa Senegali feston një tjetër moment historik në futbollin afrikan, me Mendyn që konfirmohet si një nga protagonistët kryesorë të këtij triumfi.