Ballina Sport Senegali është kampion i Afrikës, mund në finale Marokun pas 120 minutash

Senegali është kampion i Afrikës, mund në finale Marokun pas 120 minutash

31
0

Senegali është kampion i Afrikës pasi mundi pas 120 minutash vendin organizator të Marokut me shifrat 1-0, mes shumë protestash dhe polemikash që në fund rezultuan në një festë të madhe për ta, për Kupën e dytë të fituar në histori.

Finalja e Kupës së Afrikës, mes Senegalit dhe Marokut, rezervoi një fund të çmendur. Në minutën e 98-të, gjyqtari vendos të akordojë një penallti për Marokun, ky vendim u kontestua fuqishëm nga Senegali, që braktisi ndeshje për disa minuta, teksa penallti e akorduar u kosiderua si “fantazmë”.

Pas negociatave, lojtarët dhe stafi i Senegalit, u bindën për t’u rikthyer në fushë, ndërkohë që tifozët e Maraokut, ishin bërë gati për të festuar golin që do të sillte trofeun, ylli marokun, Brahim Diaz, i cili është pjesë e Realit të Madridit, e shpërdoroi 11-metërshin në mënyrë të çuditshme, teksa tentoi në versionin “alla Panenka”, gjuajtje u ndal lehtësisht nga portieri Mendi, duke bërë që finalja të shkonte në shtesa.