Ballina Politika Gjykata vendos: Shehaj nuk ka shpifur kundër Adriatik Lapajt!

Gjykata vendos: Shehaj nuk ka shpifur kundër Adriatik Lapajt!

37
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje, për deklaratat publike ku kishte akuzuar Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.

Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Mbetet për tu parë nëse Vendimi i Gjykatës së Posaçme i gjyqtarit Erjon Çela do të ankimohet nga palët në apelin e GJKKO.