Italia do t’i thotë jo ftesës së presidentit të SHBA Donald Trump për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.
Shkak për këtë sipas Corriere della Serra, është neni 11 i Kushtetutës që i lejon Italisë të marrë pjesë në organizata ndërkombëtare që merren me paqen, por vetëm “në kushte të barabarta me shtetet e tjera “.
Kjo sipas medias italiane bie në kundërshtim me atë çka Bordi iPaqes përfaqëson.
Meloni pritet të marrë pjesë në takimin në Davos, megjithatë Corriere raporton se ajo është gjithnjë e më e vetëdijshme se nuk mund të nënshkruajë në emër të Italisë për pranim në bord, përtej tarifës së anëtarësimit të kërkuar për t’u bashkuar.







