Ballina Kosovë Presidentja Osmani merr ftesë nga Trump për Bordin e Paqes

Presidentja Osmani merr ftesë nga Trump për Bordin e Paqes

19
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është ftuar personalisht nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese.

Ajo theksoi se kjo iniciativë historike synon ndërtimin e një bote më të sigurt dhe rikonfirmon aleancën e palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në misionin për paqe globale.

Postimi:

Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.🇽🇰🇺🇸

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.

Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.

Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati.