Ballina Sport Arbeloa konfirmon Rodrygon dhe flet për Vinicius: Dua ta shoh të bëjë...

Arbeloa konfirmon Rodrygon dhe flet për Vinicius: Dua ta shoh të bëjë histori

27
0

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së rëndësishme të La Ligës ndaj Villarrealit, duke theksuar rëndësinë e madhe të kësaj përballjeje dhe nevojën që skuadra të tregojë karakter në një nga transfertat më të vështira në Spanjë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për shkak të kundërshtarit dhe asaj që përfaqëson.

Janë tri pikë që të japin besim në një fushë shumë të vështirë. Duhet të japim maksimumin,” u shpreh Arbeloa.

Trajneri madrilen foli edhe për përdorimin e Federico Valverdes në rolin e mbrojtësit të djathtë, duke vlerësuar fleksibilitetin dhe përkushtimin e lojtarëve. Ai konfirmoi gjithashtu rikthimin e Rodrygos, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Villarrealit.

Në lidhje me situatën kontraktuale të Vinicius Jr., Arbeloa theksoi se kjo çështje i takon klubit dhe lojtarit, por shprehu dëshirën e tij që braziliani të vazhdojë të shkruajë histori me Real Madridin.

Arbeloa u shpreh i kënaqur me grupin aktual të lojtarëve dhe tha se akademia mbetet gjithmonë një alternativë e fortë nëse lind nevoja. Ai pati fjalë të veçanta lavdërimi për Jude Bellinghamin, duke e cilësuar si një lojtar me mentalitet fitues, lidership dhe karakter të fortë – cilësi thelbësore për një futbollist të Real Madridit.

Në fund, trajneri vlerësoi rikthimin e Brahim Díaz dhe theksoi se fitorja, uniteti dhe mentaliteti janë baza e filozofisë së tij.

“Te Real Madridi, fitimi është më i rëndësishmi. Përtej sistemeve, dua të shoh karakter dhe bashkim si skuadër. Këto janë vlerat tona dhe nuk duhet t’i braktisim kurrë,” përfundoi Arbeloa.